| |
Çështjet tregtare
Zyra ka një specializim të thelluar në cështjet e shoqërive tregtare. Përveç asistencës ndaj klientëve vendas dhe të huaj në krijimin e personalitetit juridik (zyra përfaqësimi, degë, dhe/ose shoqëri tregtare) në përputhje me ligjin tregtar shqiptar, zyra gjithashtu ka ofruar këshillim në transaksione të rëndësishme dhe të ndërlikuara, që kanë pasur përspektivë ndërkombëtare.
Këshillimi në lidhje me konkurrencën është gjithashtu në qendër të veprimtarive të zyrës. Përvec të tjerash, zyra ka bashkëpunuar ngushtë me qeverinë shqiptare gjatë përgatitjes së ligjit mbi konkurrencën.
Klientët kryesorë në fushën e të drejtës tregtare janë Vodafone, Philip Morris, Balkan Resources, dhe të tjerë.
|
|
Shërbimet tona përfshinë:
- themelimin e personave juridikë
- sipërmarrjet e përbashkëta
- shkrirjet dhe blerjet
- drejtimin e shoqërive
- ristrukturimin e shoqërive
- paaftësinë paguese
- cështjet regullatore
- konkurrencën
|