Zyra është gjerësisht e specializuar në çështjet tregtare dhe të shoqërive tregtare. Përveç ndihmës që u jep klientëve lokalë dhe të huaj për themelimin e entiteteve juridike (zyra përfaqësimi, degë/filiale dhe shoqëri tregtare), zyra gjithashtu këshillon në transaksione të mëdha dhe komplekse ndërkufitare.
Shërbimet që ofron zyra në këtë fushë përfshijnë:
- themelimin
- krijimin dhe funksionimin e shoqërive të përbashkëta
- trajtimin dhe këshillimin e bashkimeve dhe të fitimit të pronësisë
- këshillimet në lidhje me menaxhimin e shoqërive tregtare
- ristrukturimin e shoqërive tregtare
- paaftësinë paguese
- çështjet rregullatore