(+ 355) 42 250 736 office@lolocilaw.com

Pronësia Intelektuale

Zyra është një nga më të njohurat në tregun shqiptar për trajtimin e pronësisë intelektuale të të gjitha llojeve.

Zyra ofron shërbime juridike në fushën e pronësisë intelektuale, si në atë të pronësisë industriale (patentat për shpikje, modelet e përdorimit, disenjot industriale, markat tregtare, treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës), ashtu dhe në të drejtën e autorit.

Zyra ofron mbrojtje të gjerë të të drejtave të pronësisë intelektuale të një standardi të lartë për një numër të konsiderueshëm klientësh nga mbarë bota.

Për mbrojtjen e këtyre të drejtave, zyra ndjek dhe merret nga afër me ndryshimet e akteve ligjore kombëtare dhe të akteve ligjore ndërkombëtare të njohura dhe ratifikuara nga Shqipëria. Zyra i kushton një vëmendje të veçantë pajtueshmërisë me të gjitha standardet e njohura të vendosura tashmë dhe që monitorohen nga entitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke punuar e lidhur ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI).

Zyra ka kontribuar vazhdimisht dhe aktivisht për zhvillimin e fushës së pronësisë intelektuale në Shqipëri, duke botuar një numër artikujsh dhe botimesh të tjera si “Markat Tregtare – Pjesa I” (2014), “Licensimi i detyrueshëm në Europë: Një vështrim vend-më-vend”, botim i Akademisë Europiane të Patentave 2018).

Shërbimet që ofron zyra në fushën e pronësisë intelektuale janë të shumta dhe mbulojnë tërësisht fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, të tilla si:

E drejta e autorit

  • Këshillim dhe asistencë juridike në lidhje me zbatimin dhe ekzekutimin e ligjeve evoluese të të drejtave të autorit;
  • Përfaqësim të subjekteve përpara Drejtorisë së të Drejtave të Autorit, Këshillit Kombëtar të të Drejtave të Autoriti, arbitrazhit dhe gjykatave.

Pronësia industriale

Për objektet e pronësisë industriale, si patentat për shpikje, modelet e përdorimit, markat tregtare, disenjot industriale, treguesit gjeografikë (kombëtare ose ndërkombëtare) dhe emërtimet e origjinës, zyra ofron këto shërbime bazë:

  • Depoziton aplikime (kombëtare ose ndërkombëtare) për regjistrimin e çdo objekti të pronësisë industriale, si dhe ndjek procedurat ligjore deri në kryerjen e regjistrimit;
  • Trajton kërkesat për shtrirje dhe validime të patentave;
  • Përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me të gjitha llojet e ripërtëritjeve dhe mbajtjeve në fuqi;
  • Regjistron marrëveshjet e liçensimit, kontratat e pengut, ndryshimet e pronësisë, ndryshimet e emrit dhe/ose adresës dhe veprimet e tjera që lidhen me këto objekte;
  • Kryen verifikime/hetime
  • Përgatit opinione ose raportime

Përfaqëson subjektet shqiptarë dhe të huaj përpara gjykatave dhe çdo autoriteti tjetër publik dhe shtetëror që ka lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Emrat domain

Zyra paraqet kërkesa për regjistrimin dhe ripërtëritjen e emrave domain përpara agjencisë rregullatore përgjegjëse, si dhe ndjek të gjitha procedurat ligjore deri në kryerjen e regjistrimit dhe ripërtëritjes.