(+ 355) 42 250 736 office@lolocilaw.com

Financa, Tatimet dhe Punësimi

Zyra këshillon vazhdimisht klientë lokalë dhe të huaj në lidhje me sistemin shqiptar të taksave dhe rregullave të tij. Ky këshillim përfshin ndikimet e taksave në transaksionet kombëtare dhe ndërkombëtare, taksën mbi të ardhurën personale për të huajt dhe çështje të tjera të taksave.

Zyra ka një ekspertizë të gjatë në dhënien e këshillimeve për punësimin, përfshi përgatitjen e kontratave individuale të punës, procedurat e zgjidhjes së tyre, çështjet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe çështje të ngjashme.